Malta do ta njohë Palestinën shtet

Malta do ta njohë Palestinën shtet

Kryeministri i Maltës, Robert Abela, njoftoi se vendi i tij do të njohë shtetin e Palestinës, muajin e ardhshëm.

Njoftimi erdhi gjatë një ngjarjeje politike në të cilën Abela ngriti çështjet lokale dhe globale, me një fokus të veçantë në krizën humanitare në Gaza.

“Ne nuk mund t’i mbyllim sytë ndaj kësaj tragjedie njerëzore që po përkeqësohet çdo ditë”, tha Abela.

Ai shtoi se masa është një përgjegjësi morale dhe se Palestina do të njihet pas një konference më 20 qershor.

Ndryshe, kryeministri u shpreh i tronditur nga vdekja tragjike e nëntë fëmijëve të pediatres palestineze Dr. Alaa Al-Najjar, kur forcat izraelite bombarduan shtëpinë e tyre në Khan Younis, duke plagosur rëndë burrin e saj doktor dhe duke lënë vetëm një nga fëmijët e tyre gjallë.

Related Articles