Manchester City ka debutuar me një fitore bindëse në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Napolin me rezultat 2-0 në Etihad.
“Qytetarët”, ish-kampionë të Evropës, treguan forcën e tyre përballë italianëve, të cilët mbetën me një lojtar më pak që në pjesën e parë.
Momentet vendimtare erdhën pas minutës së 20-të, kur kapiteni Giovanni Di Lorenzo u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit në VAR, duke lënë Napolin në disavantazh numerik.
Megjithatë, vendasit u desh të prisnin pjesën e dytë për të zhbllokuar rezultatin dhe nuk ia arritën në frakasionin e parë.
Në minutën e 56-të, Phil Foden dërgoi një harkim perfekt në zonë, ku Erling Haaland e shndërroi në gol me një goditje të fuqishme me kokë për 1-0.
Më pas, në minutën e 65-të, Jeremy Doku vulosi fitoren pas një driblimi të bukur dhe me një goditje precize në këndin e poshtëm të portës, pas një asistimi nga Tijjani Reijnders për 2-0.
Manchester City e mbylli ndeshjen me kontroll të plotë, ndërsa Pep Guardiola iu gëzua fitores ndaj rivalit të tij Antonio Conte, i cili sot luajti pa dyshen startuese Romelu Lukaku dhe Amir Rrahmani.