Man City shënon 6 gola, thyen rekord të madh në Ligën e Kampionëve

Man City shënon 6 gola, thyen rekord të madh në Ligën e Kampionëve

Manchester City ka shënuar fitore të madhe në shtëpi ndaj RB Leipzig, duke fituar me rezultat 6-3.

Në këtë takim, njëri ndër lojtarët më të veçuar ishte Jack Grealish.

“100 milionëshi” dëshmoi se është i gatshëm për të marrë nën udhëheqjen e tij, mesfushën e klubit.

Me këtë fitore, Man City bëhet skuadra angleze më e shpejtë që arrin 50 fitore në histori të Ligës së Kampionëve.

Ake, Mukiele (autogol), Mahrez, Grealish, Cancelo, Jesus shënuan golat për “Qyetetarët”, derisa Nkunku realizoi hat-trick në këtë ndeshje.

Related Articles