Bruno Fernandes pa asnjë dyshim është transferimi më i suksesshëm i Manchester United në vitet e fundit, apo edhe që prej largimit të Sir Alex Ferguson.
Mesfushori portugez ka shkëlqyer me fanellën e Djajve të Kuq që në ditën e parë, i cili tashmë numëron 43 gola në 81 paraqitje.
Spekulimet janë gjithmonë për një kalim te një tjetër klub, por për t’i dhënë fund gjithçkaje, sipas ‘SUN’, United po mendon të rinovojë kontratën me 26-vjeçarin.
Fernandes aktualisht fiton rreth 117 mijë euro në javë, por me rinovimin e kontratës kjo shifër do të shkonte në 300 mijë euro.
United dëshiron t’i ofrojë një pagë galaktike për të eliminuar kërcënimet nga skuadra të mëdha që gjithmonë e monitorojnë portugezin.
Bruno e nisi sezonin e ri në mënyrën më të mirë ditë më parë, duke shënuar het-trik në ditën debutuese në Premierligë për edicionin 2021/22.