Manaj humb ndjenjat, largohet me ambulancë nga fusha

Manaj humb ndjenjat, largohet me ambulancë nga fusha

Rey Manaj ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen mes Sivassporit dhe Goztepes në Superligën e Turqisë.

Sulmuesi shqiptar e ka nisur ndeshjen nga minuta e parë si gjithmonë, por vetëm pas tre minutash lojë u largua nga fusha.

Në minutën e tretë të ndeshjes, Manaj pati një përplasje të fortë kokë më kokë me mbrojtësin e Goztepes dhe mbeti i shtrirë në fushë.

Ylli shqiptar u largua nga fusha me ambulancë dhe duket se ka pësuar një tronditje.

“Futbollisti ynë Rey Manaj humbi ndjenjat si pasojë e një përplasjeje me një lojtar kundërshtar në minutën e 3-të të ndeshjes ndaj Göztepe”.

“Pas ndërhyrjes së parë të ekipit tonë mjekësor në fushë, futbollisti ynë është dërguar me ambulancë në spital dhe ka rikthyer vetëdijen në spital”.

“Pas përfundimit të analizave të nevojshme, informacioni i detajuar për gjendjen shëndetësore të Rey Manajt do të ndahet me publikun. Futbollistit tonë i përcjellim urimet për shërim të shpejtë”, ka shkruar Sivasspor. 

Related Articles