Alessandro Bastoni është kthyer në prioritetin e disa skuadrave pasi cilësohet si një ndër mbrojtësit më të mirë në Europë.
Qendërmbrojtësi italian ka kontratë me Interin deri në vitin 2024, ndërsa ka zgjuar interesin e klubeve nga Premier League.
City dhe United janë duke monitoruar situatën e italianit te Interi. Sipas “Calciomercato” raportohet se dy ekipet angleze janë të gatshme të dalin me oferta në drejtim të Interit për yllin italian nëse ai nuk rinovon kontratën e ofruar.