Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City e ka “demoluar” Arsenalin në hapje të xhiros së tretë në Premierligë.
Në “Etihad Stadium”, Manchester City ishte nikoqir i skuadrvs së Mikel Artetës.
Ndeshja e zhvilluar në mesditën e sotme i takoi “Qytetarëve” me rezultat të thellë, 5:0.
Torres (’12,’84), Gundogan (‘7), Gabriel (’43), Rodri (’53) i shënuan golat sot për Arsenalin.
Ndërkaq, Arsenali luajti me një lojtar më pak nga minuta e 35-të pas përjashtimit me të kuq të Granit Xhakës.
Pas tri javësh, Manchester City është lider me gjashtë pikë, kurse Arsenali në vendin e fundit pa pikë.