Manchester City ka shënuar fitore ndaj Young Boys me rezultat 3-1 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve.
Qyetetarët e nisën shumë më mirë takim dhe krijuar disa raste në pjesën e parë me Matheus Nunes, Jeremy Doku dhe Jack Grealish, por pa sukses.
Edhe në fundin e pjesës së parë kishin raste, Doku dhe Rodrin, por sërish rrjetat heshtën.
Me të filluar pjesa e dytë erdhi goli i parë në ndeshje, kur Manuel Akanji shënoi për 1-0.
Por vetëm pas katër minutash u barazuan shifrat, kur Cheikh Niasse asistoi te Meschack Elia që shënoi për 1-1.
Por sulmuesi më i mirë i Man Cityt, Erling Haaland shënoi nga pika e bardhë në minutën e 67-të për 2-1.
Norvegjezi gjeti golin e dytë personal për 3-1 në minutën e 86-të, pas asistimit nga Rodri.
Man City pas kësaj fitoreje ka 9 pikë, ndërsa Young Boys mbetet me 1 pikë.