Manchester City triumfon ndaj Leipzigut

Manchester City triumfon ndaj Leipzigut

Manchester City ka fituar 3-1 nga Rasenball Sport Leipzig në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Pas 25 minutash lojë, Citizens ia dolën të kalonin në epërsi me golin e Phil Foden që u asistua nga Lewis.

Një shans të mirë shënimi në minutën e 31-të e lëshoi Erling Haaland, duke goditur jashtë kuadratit.

Norvegjezi (43’) lëshoi sërish një mundësi të artë për gol, duke mos arritur që të mposht nga afër portierin vendas.

Pjesa e dytë nisi furishëm nga RB Leipzig, që i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Lois Opendas që u asistua prej Yussuf Poulsen në minutën e 48-të.

Haaland (57’) nuk ishte në natën e tij më të mirë, duke humbur shansin e tretë të artë për gol.

Foden dështoi të shënonte në minutën e 63-të, me portierin që bëri pritej bravoroze.

Julian Alavarez e riktheu epërsinë për Cityn, që shënoi për 2-1 në minutën e 84-të.

Fitoren e Citizens e vulosi Jeremy Doku, që shënoi për 3-1 në minutën e 90+2-të.

Manchester City është lider i Grupit G me gjashtë pikë, RB Leipzig dhe Young Boys me tri, ndërsa Crvena Zvezda pa asnjë.

Related Articles