Manchester United dhe Juventus kalojnë tutje në Europa League, spektakël nga skuadra e Feyenoord

Manchester United dhe Juventus kalojnë tutje në Europa League, spektakël nga skuadra e Feyenoord

Kanë përfunduar ndeshjet e Europa League dhe janë mësuar skuadrat që kanë kaluar tutje.



Manmchester United ka triumfuar edhe në ndeshjen kthyese ndaj Real Betis me rezultat 0 me 1, duke kaluar në raundin tjetër me rezultat të përgjithshëm, 1 me 5.

Juventus është kualifikuar poashtu tutje pas triumfit ndaj Freiburg, me ‘Zonjën e Vjetër’ që mori një fitore prej 0 me 2 edhe në Gjermani, me rezultatin e përgjithshëm 0 me 3 nga të dyja ndeshjet.

Fenerbahces nuk i mjaftoi fitorja prej 1 me 0 ndaj Sevillas, duke mos arritur të përmbys rezultatin nga ndeshja e parë që përfundoi 2 me 0 në të mirë të skuadrës spanjolle.

Një fitore spektakolare arriti skuadra e Feyenoord, që triumfoi me rezultat 7 me 1 ndaj Shakhtar Donetsk, duke kaluar tutje pa asnjë problem. Kjo futet në mesin e fitoreve më të thella në Europa League.

Related Articles