Manchester United – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikimi

Manchester United – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikimi

Manchester Unitedi dhe Liverpooli do të ndeshen sot (e diel) mes vete në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 34-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq janë nikoqir të Reds në derbin e dy rivalëve të urryer dhe kjo sfidë pritet të jetë e zjarrtë.

VendiOld Trafford

Koha17:30

Lajme rreth ekipeve

Man Utd

Ole Gunnar Solskjaer e gjen veten në një pozitë të çuditshme duke e mirëpritur Liverpoolin pasi mposhti Romën me rezultatin 6-2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligën së Evropës të enjten. Ai mund të kishte pushuar lojtar të rëndësishëm si Bruno Fernandes këtu, por rezultati i ndeshjes së parë me Romën i jep luksin të luaj thuajse me më të mirët ndaj rivalëve të urryer të Liverpoolit.

Dean Henderson me siguri do të kthehet në portë për tu përballur me Liverpool, ndërsa Eric Bailly do të shpresojë të bëjë paraqitjen e tij të parë për Unitedin që nga fillimi i marsit.

Liverpool

Jurgen Klopp do të shpresojë ta rikthejë Fabinhon në mesfushën qendrore në Old Trafford, por kjo varet nëse Nat Phillips shërohet me kohë nga dëmtimi.

Curtis Jones u rikuperua nga lëndimi për të luajtur kundër Neëcastle nga bankina fundjavën e kaluar, ndërsa Liverpooli është ende pa pesë lojtarë.

Roberto Firmino, Sadio Mane, Mo Salah dhe Diogo Jota të gjithë filluan kundër Neëcastle, por nuk do të ishte befasi nëse ndonjëri nga këta do të fillonte sot nga banka rezervë.

Firmino dhe Mane, në veçanti, kanë luftuar me të vërtetë për formën përpara portës për një kohë mjaft të gjatë, por Klopp nuk ka gjasa të heqë secilin prej tyre duke pasur parasysh besnikërinë e tij ndaj tyre.

Fakte

Man Utd është i pamposhtur në 13 ndeshjet e fundit të Ligës Premier.

Ka pasur mbi 3 të shënuar në 7 nga 8 ndeshjet e fundit në shtëpi të Man Utd në Ligën Premier.

Man Utd ka shënuar të paktën 2 gola në 5 nga 6 ndeshjet e fundit në shtëpi në Ligën Premier.

Man Utd është i pamposhtur në 9 nga 10 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Liverpoolit në të gjitha garat.

Liverpooli është i pamposhtur në 5 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Analizë

Manchester United ka ende punë për të bërë për të siguruar vendin e dytë në Ligën Premier pas barazimit të fundjavës së kaluar me Leeds, por përfundimi në katërshen e parë është i sigurt dhe fokusi i tyre tani është fitimi i Ligës së Evropës. Pas një fitore kaq të theksuar ndaj Romës të enjten, mbetet të shihet se me çfarë lloj skuadre do të luajë Ole Gunnar Solskjaer në përballjen me rivalët e Liverpoolit.

Liverpooli ka luftuar vërtet për çdo lloj qëndrueshmërie për një kohë të gjatë. Lëndimet në mbrojtje i kanë kushtuar me të vërtetë gjatë gjithë sezonit dhe gjithashtu sulmuesit e tyre kanë qenë jashtëzakonisht të dobët para portës. Skuadra e Jurgen Klopp ka shënuar vetëm 17 gola nga 267 goditje në Ligën Premier në vitin 2021.

Është e drejtë të thuash se ndeshja në Old Trafford vlen më shumë për Reds sesa Djajtë e Kuq. Skuadra vizitore mund të jetë deri në shtatë pikë mbrapa vendit të katërt dhe mund të humbin mundësinë e kualifikimit në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. Klopp nuk e ka mposhtur kurrë Unitedin në Old Trafford në gjashtë përballje, duke pasur katër barazimit dhe dy humbje.

Related Articles