Mandatimi i Konjufcës, Haradinaj: Kjo farsë të marrë fund menjëherë dhe vendi të shkojë në zgjedhje

Mandatimi i Konjufcës, Haradinaj: Kjo farsë të marrë fund menjëherë dhe vendi të shkojë në zgjedhje

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas kandidaturës së Glauk Konjufcës për kryeministër të Kosovës.

Haradinaj tha se afati kushtetues për votimin e qeverisë përfundon nesër dhe “presidentja e vendit nuk ka mandat ta mandatojë askënd për krijimin e qeverisë, pa dëshminë se kandidati i nominuar e ka shumicën e nevojshme”.

“Shumica e nevojshme dëshmohet vetëm me nënshkrime të deponuara të deputetëve. Në çdo situatë tjetër presidentja bën shkelje të rëndë kushtetuese. Kandidatura e dytë nga VV për qeveri është veç përpjekje për të vazhduar kapjen e institucioneve të shtetit, në kundërshtim me krejt normat kushtetuese e politike”, shkroi Haradinaj.

“Kjo farsë duhet të marrë fund menjëherë dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, shtoi në fund Haradinaj.

Related Articles