Opinionisti Azdren Shala në një deklaratë për media ka folur në lidhje me manipulimin e votave.
Ai tha se partitë politike s’mund ta akuzojnë më njëra-tjetrën për hajni, sepse sipas tij, janë të njëjta.
“Mendoj që ky akt, ose ky zhvillim i konfirmon dy elemente fillestare. E para, nuk kemi parti politike, kemi grupacione parapolitike”, tha Shala në “Rubikon”.
“E dyta, për mua krejt partitë politike, prej sot, nuk mund ta akuzojnë më njëra-tjetrën për hajni, janë krejt të njëjta”, u shpreh Shala.
