Sekretari i medias së LVV-së, Arlind Manxhuka tha se analistët politik për zgjedhjet e jashtëzakonshme të dhjetorit po kanë frikë dhe drithërim.
Përmes një postimi në Facebook, potencoi se në në bazë të debatit në një studio televizive ‘praktikisht nuk kishte nevojë as për zgjedhje’.
Postimi i plotë
Qysh dëgjova në një studio sonte, praktikisht nuk kishte nevojë as për zgjedhje. ‘Nuk ka më VV, ka kështu e kështu’, fliste njëri prej ‘etërve’ të analistëve. Tjetri, sa s’u ngrit në këmbë dhe tha: ‘O me Listën Serbe e minoritetet, me krejt me u bë bashkë për me i hekë këta’.
Frikë dhe drithërim.
