Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi sot ka nënshkruar marrëveshjet e mirëkuptimit me 20 komuna përfituese në kuadër të programit për mbështetje për projekte infrastrukturore për komunitete.
Kjo ministri do të mbështes 28 projekte në 20 komuna në vlerë prej 1 milion euro.
Komunat përfituese janë Prizreni, Lipjani, Rahoveci, Shtime, Gjilani, Mamusha, Istogu, Kamenica, Hani i Elezit, Mitrovica e Jugut, Gjakova, Obiliqi, Suhareka, Ferizaj, Klina, Skenderaj, Novobërda, Peja, Deçani dhe Kllokoti.
MAPL do të vazhdojë të mbështesë komunat për projekte infrastrukturore edhe në të ardhmen me qëllim që këto projekte të ndikojnë në përmirësimin e kualitetit të jetës së të gjithë qytetarëve.