Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, i ka demantuar pretendimet e Listës Serbe, se Qeveria e Kosovës, ka urdhëruar gërmime në varrezat ortodokse në veri të Mitrovicës.
Në një njoftim në Facebook, MAPL thotë se Qeveria nuk ka dhënë asnjë vendim për gërmime në ato varreza.
“Akuzat e subjektit ‘Lista Serbe’ se Qeveria e Republikës së Kosovës ka urdhëruar gërmime në varrezat ortodokse në veri të Mitrovicës janë krejtësisht të pavërteta dhe të paqëndrueshme. Duam të njoftojmë opinionin publik se nuk ka asnjë vendim as nga Qeveria e Republikës së Kosovës e as nga komuna për ndonjë punim të tillë”, thuhet në njoftim.
Tutje MAPL ka sqaruar edhe mënyrën e subvencionimit për renovimin e shtëpive për komunitetet joshumicë.
“Në anën tjetër, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, sqaron se në kuadër të skemës për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive për komunitetet jo shumicë në Komuna, pas vlerësimit nga komisioni profesional ka përzgjedhur të financoj ndërtimin e shtëpisë për pronarin R.C”, thuhet në njoftim.