Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në Ministrinë e Mbrojtjes, Ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, të akredituar për Republikën e Kosovës, Jessica Blitt.
“Znj. Blitt e njoftova për zhvillimet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcës e Sigurisë së Kosovës dhe e falenderova për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes ndërmjet vendeve tona”, tregoi Maqedonci në një postim në Facebook.
“Gjithashtu diskutuam mbi pjesëmarrjen e delegacionit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax”.
“Republika e Kosovës qëndron e palëkundur në rrugën e saj drejt integrimit në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe Kanadaja është ndër vendet në të cilat Republika e Kosovës mbështetet në përkrahjen e tyre për realizimin e kësaj aspirate të vendit”, përfundoi ministri. /Gazeta Enigma