Erion Veliaj thërritet sërish nga SPAK, kjo është arsyeja

Erion Veliaj thërritet sërish nga SPAK, kjo është arsyeja

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është duke u marrë sot në pyetje nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), në një seancë që ka zgjatur më shumë se dy orë.

Thirrja e tij në SPAK që prej orës 10:00, mësohet se ka patur për qëllim komunikimin e akuzës dhe vënien në dijeni për një tjetër vepër penale, e parashikuar në nenin 324A/2, lidhur me futjen e sendeve të ndaluara në qeli.

Veliaj dyshohet për futje të një telefoni në qelinë e paraburgimit.

Vepra penale që i është atribuuar Veliaj, është e ndaluar dhe dënohet me burgim nga një deri në tre vjet burg.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, nuk fitoi dot lirinë në Apelin e Posaçëm më 13 Mars. Gjyqtari Engert Pëllumbi la të pandryshuar vendimin e Gjykatës së Posaçme arrest me burg, miratuar më 12 shkurt.

Related Articles