Maqedonci paralajmëron blerje tjera nga kompania turke prej së cilës Kosova u furnizua me dronët e famshëm “Bayraktar”

Maqedonci paralajmëron blerje tjera nga kompania turke prej së cilës Kosova u furnizua me dronët e famshëm “Bayraktar”

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka paralajmëruar nga Turqia blerje të tjera në të ardhmen nga kompania turke “Baykar”, prej së cilës Kosova është furnizuar me dronët e famshëm “Bayraktar”.

Maqedonci ka bërë me dije se gjatë vizitës së tij në Turqi është takuar me Haluk Görgün, Udhëheqës i Sekretariatit të Industrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, me të cilin kanë shqyrtuar planet për të ardhmen dhe mundësitë e vazhdimit të prokurimit me kompani si Baykar, si dhe shumë të tjera.

“Vizita në Panairin e Industrisë së Mbrojtjes (IDEF) ishte një mundësi e shkëlqyer për të parë nga afër risitë që këto kompani ofrojnë, të cilat janë thelbësore për përmirësimin e aftësive të ushtrisë sonë. Faleminderit për mbështetjen e deritanishme, dhe jam i entuziazmuar për projektet e përbashkëta që na presin në të ardhmen! ”, ka shkruar Maqedonci.

Kosova ka blerë dronët Bayraktar TB2 në vitin 20223.

Bayraktar (Flamurtar) është një dron relativisht i lirë, që për herë të parë ka fluturuar më 2014.

Dronët e tillë, të llojit TB-2, përdoren nga ushtritë e disa shteteve dhe janë dërguar edhe në Ukrainë për të ndihmuar forcat e Kievit që të luftojnë kundër pushtimit rus.

Related Articles