Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se sot bashkë me komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, kanë pritur në takim delegacionin e Gardës Kombëtare të IOWA-s të ShBA-së.
Delegacion ky i kryesuar nga zëvendëskomandanti i Gardës së IOWA-s, Gjeneralbrigade McClintock dhe Shefja e Shtabit e Gardës Kombëtare Ajrore të IOWA-s, Gjeneralbrigade Samenus.
Përmes një njoftimi në Facebook, ai është shprehur se ë fjalën e tij hyrëse falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në veçanti Gardën Kombëtare të IOWA-s për bashkëpunimin shembullor me FSK-në.
Derisa shtoi se u kërkoi që ky bashkëpunim të thellohet dhe zgjerohet edhe më tej.
“Delegacioni i lartë ushtarak i Gardës së IOWA-s do të qëndroj për disa ditë në Shtabin e Përgjithshëm dhe komandat e njësitë e FSK-së, ku do të diskutohen prioritete te bashkëpunimit të dy palëve për periudhën trevjeçare duke i ndërlidhur me objektivat strategjike të vendosura në mes të Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës dhe Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së gjatë konsultimeve bilaterale të realizuara gjatë muajit shkurt të këtij viti”.
“Thellimi i bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të IOWA-s mbetet ndër prioritetet kyçe në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar”, ka shkruar Maqedonci. /Gazeta Enigma