Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim lamtumirës, atasheun ushtarak të Republikës Federale të Gjermanisë, nënkolonel, Oliver Palkowitsch, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ministri tregon se nënkolonelin e ka nderuar me një certifikatë falënderimi për shërbimin dhe kontributin e tij në realizimin e planit bilateral me Forcat e Armatosura të Gjermanisë.
“Sot prita në takim lamtumirës atasheun ushtarak të Republikës Federale të Gjermanisë, nënkolonel Oliver Palkowitsch. Me këtë rast për shërbimin e tij dhe kontributin e dhënë në realizimin e planit bilateral me Forcat e Armatosura të Gjermanisë, mbështetje në avancimin e kapaciteteve të FSK-së dhe thellimin e bashkëpunimit me shtetin gjerman nënkolonelin e nderova me certifikatë falenderimi”, ka shkruar Maqedonci.
Tutje ai ka shtuar se “nënkolonelit Palkowitsch i dëshiroj suksese në detyrën e tij të re, ashtu si dhe pasuesit të tij nënkolonel Marc Abendroth”. /Gazeta Enigma/