Maqedonci priti ambasadorin amerikan Hovenier: Bashkëpunimi në mbrojtje mbetet prioritet

Maqedonci priti ambasadorin amerikan Hovenier: Bashkëpunimi në mbrojtje mbetet prioritet

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Gjatë takimit, Maqedonci dhe Hovenier diskutuan për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e mbrojtjes, si dhe për situatën e përgjithshme të sigurisë, shkruan Gazeta Enigma.

“U pajtuam që thellimi i bashkëpunimit të vazhdojë të mbetet prioritet i dyanshëm,” tha Maqedonci, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes për luftën e drejtë të popullit ukrainas.

Ai gjithashtu nënvizoi kontributin aktiv të Kosovës si pjesë e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, duke e quajtur SHBA-në mbështetësin kryesor të Republikës së Kosovës në të gjitha fushat./GazetaEnigma/

Related Articles