Maqedonci: Së shpejti pritet të ndërtohet fabrika e municionit dhe dronëve

Maqedonci: Së shpejti pritet të ndërtohet fabrika e municionit dhe dronëve

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar ambasadorin e Republikës së Turqisë, Sabri Tunç Angili, me të cilin ka biseduar për çështjen e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Ai bëri të ditur se së shpejti pritet të ndërtohet fabrika e municionit dhe dronëve “Made in Kosova” përmes marrëveshjes së nënshkruar me kompaninë shtetërore turke MKE.

Përmes një shkrimi në ‘Facebook’, ministri Maqedonci bëri të ditur se takimi me ambasadorin Angili ishte miqësor, me ç’rast u konfirmua angazhimi për të punuar së bashku në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

“Nga ambasadori Angili pranova urimet më të sinqerta për rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa në vazhdim të takimit trajtuam çështjen e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, veçanërisht ky bashkëpunim e koordinim në situatën aktuale gjeopolitike,” ka shkruar Maqedonci.

Related Articles