Maqedonci: Serbia ka qasje pushtuese dhe detabilizuese

Maqedonci: Serbia ka qasje pushtuese dhe detabilizuese

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se Serbia ka qasje pushtuese dhe detabilizuese.

Ai ka pohuar se Serbia e mban Kosovën ende në Kushettutën e saj të shkruar si pjesë të veten, sipas tij, shpërfaq në vazhdimësi synimet në raport me Kosovën.

“Serbia nuk ka ndryshuar qasjen hegjemoniste në raport me Kosovën. Kjo pasqyrohet në vazhdimësi si në deklarimet e tyre si në veprimet e tyre dhe aktivitetet e tyre, por edhe në mbështetjen që institucionet e sigurisë në Serbi i japin elementeve që kanë zhvilluar sulme dhe aktivitet terroriste ne vendin tonë”, ka thënë Maqedonci.

Maqedonci ka folur edhe për vizitën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Moskë të Rusisë për 9 maj. Ai tha se pjesëmarrja e Vuçiqit aty tregon mbështetjen që i Serbia i jep Rusisë.

“Serbia po vazhdon të dëshmojë çdo ditë e më tepër lidhjet e saj me vendet autokratike dhe me aleatet e tyre historike siç janë Federata Ruse por edhe vendet e tjera, jo vetëm formalisht, duke qenë pjesë e aktiviteteve siç ishte parada ushtarake në Moskë, por edhe më saktësisht duke bashkëpunuar dhe në fushën e blerjes së armatimeve edhe qasje ushtarake në raport me ato vende”, tha Maqedonci për RTK-në.

Related Articles