Maqedonci takohet me Ambasadorin e Gjermanisë, e informon për kapacitetet aktuale të FSK-së

Maqedonci takohet me Ambasadorin e Gjermanisë, e informon për kapacitetet aktuale të FSK-së

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Për këtë takim ka njoftuar Ministria, ku ka thënë se me ambasadorin është diskutuar për situatën e sigurisë në vend dhe se Maqedonci e ka informuar për kapacitetet aktuale të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Ai ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës dhe praninë e shtuar të trupave gjermane në kuadër të KFOR-it.

“Ministri Maqedonci duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e gjatë të shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës, praninë e shtuar të trupave gjermane në kuadër të KFOR-it, theksoi dhe besimin që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe me ambasadorin Rudolph në drejtim të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet të dy shteteve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

Related Articles