Ministri në detyrë i Mbrojtjes këtë të martë ka takuar Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admiralin George M. Wikoff si dhe komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash, raporton Gazeta “Enigma”.
Maqedonci përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se në këtë takim u diskutua situata e sigurisë në vend dhe rajon, zhvillimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe bashkëpunimi me KFOR-in.
“Theksova angazhimin për forcimin e kapaciteteve të FSK-së përmes edukimit të oficerëve sipas doktrinës së shteteve perëndimore si dhe modernizimit me sisteme të armatimit të prokuruara nga shtetet anëtare të NATO-s, në funksion të sigurisë së qytetarëve dhe aspiratës për anëtarësim në NATO”, ka shkruar Maqedonci.
