Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, të mërkurën ka realizuar një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u prit me nderime të larta ushtarake nga homologu i tij, ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, raporton Gazeta Enigma.
Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes, thuhet se për Maqedoncin pati “pritje të ngrohtë e vëllazërore” ku u diskutua për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe të arsimit ushtarak.
“Të dy ministrat pohuan se ky bashkëpunim do të vijojë edhe më intensiv në fushën e mbrojtjes, ndërsa u theksua për mundësinë e rritjes së numrit për studentët dhe oficerët e FSK-së në institucionet e edukimit ushtarak të Shqipërisë, si dhe do të mbështetjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të përbashkëta, përfshirë edhe në fushën e emergjencave civile”, theksohet në njoftim.
Gjithashtu, Ministria thotë se në këtë takim u theksua vazhdimi i mbështetjes së Shqipërisë në aspiratat e Kosovës për integrim në familjen euroatlantike. / Gazeta Enigma.