Maqedoni: 620 pacientë të shëruar nga COVID-19

Maqedoni: 620 pacientë të shëruar nga COVID-19

Instituti për Shëndet Publik, gjatë ditës së sotme ka regjistruar 620 pacientë të shëruar nga COVID-19, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas qyteteve në Shkup – 272, Kumanovë – 56, Prilep – 55, Manastir – 34, Veles – 25, Tetovë dhe Ohër nga 23, Strumicë – 20, Shtip – 18, Gjevgjeli – 15, Kërçovë – 11, Strugë dhe Koçan nga 10, Radovish – 7, Gostivar dhe Sveti Nikollë nga 6, Resnjë dhe Dibër nga 5, Bogdanci – 4, Kriva Pallankë dhe Vinicë nga 3, Kavadar dhe Makedonski Brod nga 2, Negotinë, Berovë, Vallandovë, Demir Hisar dhe Dojran nga 1.

Që nga fillimi i pandemisë me COVID-19, janë diagnostifikuar gjithsej 151.569 pacientë, prej të cilëve 131.530 janë shëruar dhe 4.772 kanë humbur jetën, ndërsa numri i rasteve aktive është 15.267.

Numër më të madh të rasteve aktive me COVID-19, ka në Shkup 6.883, pason Kumanova me 1070, Manastiri 1.002.

Related Articles