Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë mbështetur anëtarësimin e Ukrainës në NATO.
Mes vendeve të tjera ishin edhe Polonia, Çekia, Estonia, Letonia, Lituania, Rumania dhe Sllovakia.
Të nëntë vendet bënë një deklaratë të përbashkët ku thuhet se të gjithë ata që kryejnë krime agresioni, duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të sillen para drejtësisë.
Presidenti Volodymyr Zelensky tha në shtator se Ukraina do të paraqiste një kërkesë për t’u anëtarësuar në NATO.