Dy gola të shënuar në pjesën e parë, nga një në secilën portë, dhe dy të tjerë në pjesën e dytë, që të dy të fundit në portën e Maqedonisë së Veriut, njëri nga Michael Gregoritsch në minutën 78, dhe tjetri nga Arnautovic në minutën 90’, ka qenë tërë potenciali i dëshmuar dhe i konkretizuar në ndeshjen e vlefshme në kuadër të grupit C për Euro 2020, raporton Gazeta Enigma.
Me këtë fitore (3:1) Austria ka arkëtuar tri pikë të vlefshmë në fazën e grupeve, ndërsa pret takimin e radhës, në ora 21:00, në mes të Holandës dhe Ukrainës, për të mësuar kualitetet e dy skuadrave rivale, me të cilat do të takohet në vijim.
Ndonëse ishte pritur më shumë nga Maqedonia e Veriut, e cila madje disa herë ishte përmendur si kombëtare që do t’u prishë shumë logari skuadrave tjera, nga ajo që u demostrua në fushën e blertë, kjo përfaqësuese do ta ketë mëse të vështirë kalimin e fazës së grupeve, marrë parasysh edhe kualitetet e dy ekipeve me të cilat do të takohet, Holandës dhe Ukrainës.