Maqedonia e Veriut nis monitorimin elektronik të trafikut përmes “Qytetit të sigurt”

Maqedonia e Veriut nis monitorimin elektronik të trafikut përmes “Qytetit të sigurt”

Policia e Kosovës ka njoftuar se autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë nisur monitorimin elektronik të komunikacionit rrugor përmes sistemit “Qyteti i sigurt”, i cili evidenton automatikisht shkeljet përmes kamerave inteligjente.

Në fazën e parë, sistemi zbatohet në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe përgjatë Korridorit 8 dhe 10, duke regjistruar shkelje si tejkalim shpejtësie, kalim në të kuqe, parkim të parregullt dhe qarkullim me automjete të paregjistruara.

“Ky sistem në fazën e parë, sipas njoftimit, do të zbatohet në qytetin e Shkupit, Tetovës dhe Kumanovës, si dhe përgjatë Korridorit 8 dhe Korridorit 10, ku do të evidentohen shkeljet si: tejkalim i shpejtësisë së lejuar, kalim në semafor të kuq, ndalim dhe parkim i parregullt si dhe qarkullim me automjet të paregjistruar. Për automjetet me targa të huaja ku bën pjesë edhe Kosova, nëse shtetasi i huaj kryen shkelje të konstatuar nga sistemi “Qyteti i sigurt”, parashihet njoftim gjatë hyrjes dhe daljes nga shteti i Maqedonisë së Veriut. Të drejtën për pagesën e pesëdhjetë përqind të gjobës brenda afatit prej tetë ditësh e gëzojnë edhe qytetarët e huaj, ndërsa në rast mospajtimi me shkeljen ose mosrealizimit të pagesës, iniciohet procedurë kundërvajtëse për të huaj para gjykatës kompetente”, njofton Policia.

Edhe automjetet me targa të huaja, përfshirë Kosovën, do të njoftohen për shkeljet gjatë hyrjes ose daljes nga Maqedonia e Veriut, me mundësi pagese të reduktuar të gjobës brenda tetë ditësh.

Related Articles