Maqedonia e Veritu gjatë ditës së djeshme ka detektuar rastin e parë me variantin Omicron të COVID-19, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Testimi i burrit që rezultoi pozitiv është bërë në një spital privat në Shkup, teksa i njëjti së fundmi ka ardhur nga Britania.
“Bëhet fjalë për riinfeksion, gjegjësisht pacienti në janar të vitit 2021 e kishte kaluar sëmundjen dhe atëherë ishte asimtomatik. Pasi e kishte kaluar sëmundjen, pacienti ka marrë dy doza të vaksinës Pfizer. Për herë të dytë test pozitiv të COVID-19 kishte para dy ditëve, pas çka është konfirmuar se është lloji Omciron”, thuhet në kumtesën e MSH-së.
Për momentin pacienti ka pasqyrë të lehtë klinike dhe mjekohet në izolim në shtëpinë e tij./Gazeta Enigma/