Maqedonia në udhëkryq, partitë shqiptare i bashkohen “trenit” anti-NATO dhe anti-Perëndim

Maqedonia në udhëkryq, partitë shqiptare i bashkohen “trenit” anti-NATO dhe anti-Perëndim

Maqedonia e Veriut ndodhet sërish në udhëkryq sa i përket të ardhmes së saj pas protestave te tensioneve që paraprinë largimin e qeverisjes jetëgjatë të Nikola Gruevskit disa vite më parë.

Zaev erdhi në pushtet pas një polarizimi të fortë në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut, ku vendi rrezikonte që të shpërthente nga momenti në moment.

Ardhja e Zaevit me mbështetjen e BDI-së në pushtet konfirmoi pozicionimin pro-perëndimor të Maqedonisë së Veriut, ndërsa tonet e maxhorancës ndaj shqiptarëve u zbutën edhe më tepër, ku LSDM arriti të marrë dhjetra mijëra vota nga lagjet e banuara nga shqiptarët, raporton abcnews.al.

Penzioner preživeo težak oblik dijabetesa uz prirodni preparat!
Mirëpo, situata tashmë po rrezikon të kthehet në pikën zero, pikërisht në periudhën kur Gruevski ishte në pushtet dhe në Maqedoni gëlonte qendrimi anti-NATO, anti-perëndimor dhe anti-shqiptar.

Opozita e udhëhequr nga partia e drejtuar prej vitesh nga Gruevski, VMRO-DPMNE, tashmë nën drejtimin e Mickovskit ka arritur të mbledhë 61 firma, me të cilat kërkon të organizojë një mocion mosbesimi ndaj kryeministrit në detyrë Zaev.

Ky i fundit paralajmëroi dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve lokale, gjë të cilën nuk e ka dhënë deri më tani, nisur nga lëvizjet që po bën opozita.

Përballë Zaevit dhe Ahmetit, përveç Mickovskit janë radhitur edhe partia Besa; koalicioni Alternativa-ASH si edhe partia “ E majta”. Bëhet fjalë për një koalicion, i cili qëllim kryesor ka në fakt rrëzimin e Zaevit dhe BDI-së pasi nuk i bashkon asgjë si në politikë bërje as edhe raporti me orientimin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut.

Partitë shqiptare të Bilall Kasami; Zijadin Selës dhe Afrim Gashit janë bërë pjesë e një koalicioni ku gjendet edhe partia e famshme Maqedonase “E Majta”, e cila mban qendrime krejtësisht anti-shqiptare dhe anti-Perëndimore.

Nismën për mocion votëbesimi ndaj qeverisë së Zaevit e kanë nënshkruar 44 deputet të VMRO-DPMNE-së, 12 deputetë të koalicionit ASH-AAA, 3 deputetë të Lëvizjes Besa dhe dy deputetë të partisë “E Majta”.

“E Majta”, e cila ka dhënë firmat e dy deputetëve të saj për të rrëzuar Zaevin pro-perëndimor ka mbajtur vazhdimisht qendrime kundër anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO”.

Partia në fjalë nuk është kursyer edhe në mesazhet e forta anti-shqiptare sa i përket të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut; prezenca e tyre në qeverisjen e vendit; përdorimin e gjuhës shqipe.

Nisur nga pozicionimi i kësaj partie, nuk kanë qenë të pakët analistët dhe gazetarët vendas që e kanë cilësuar koalicionin e shqiptarëve, VMRO-së dhe partië “E Majta”, si një koalicion anti-perëndimor që i shërben interesave të Rusisë në rajon./Gazeta Enigma/

Related Articles