Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoni të Veriut janë shënuar 142 raste të reja me COVID-19 si dhe kanë vdekur shtatë persona që ishin të prekur me këtë virus.
Po ashtu janë shëruar edhe 105 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 297,164 që nga fillimi i pandemisë.
Numri total i të prekurve me koronavirus ka arritur në 307,796, kurse i të vdekurve është 9,251 persona./Gazeta Enigma/