Sezoni pranveror ka rifilluar qe disa javë tashmë në futbollin kosovar, por avazi i njejtë po vazhdon. Në këtë rifillim në qendrën e vëmendjes nuk janë lojtarët, por gjyqtarët për vendimet e tyre, por edhe për presionin që po e kanë gjatë ndeshjeve dhe pas tyre.
Në vikendin që lamë pas gjyqtarët nuk shpëtuan lehtë, pasi u përballën me fyerje e ofendime të mëdha, me ç’rast Komisioni Disiplinor i FFK-së ka reaguar me vendimet ndaj tyre.
Drejtori sportiv i Ferizajt ka përfunduar në inicim disiplinor, pasi ka fyer gjyqtarin e ballafaqimit Ferizaj – Prishtina në minutën e 80’të të ballafaqimit.
“Drejtorit sportiv të FC ”Ferizaj”, Genc Hyseni nr ID 037201M83. Motivi: Në minutën e 80 të ndeshjes ofendon rëndë gjyqtarët e ndeshjes pas një vendimi të tyre. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Ferizaj – Prishtina”, shkruhet në njoftim.
E poashtu në këtë ballafaqim, fyerje ndaj gjyqtarit pati edhe nga përfaqësuesi për siguri, Herton Hoxha.
“Përfaqësuesit për siguri të FC ”Ferizaj”, Herton Hoxha nr ID 028980M76. Motivi: Në minutën e 3-të të ndeshjes reagon dhe ofendon rëndë gjyqtarët e ndeshjes, për çka edhe ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Ferizaj-Prishtina”, shkruhet në njoftim.
E në ballafaqimin Feronikeli – Ballkani, mjeku i skuadrës nga Drenasi, Besim Bytyqi e ofendoi një lojtar kundërshtar në minutën e 50’të të sfidës.
“Ndaj: Mjekut të FC ” Feronikeli 74 ”, Besim Bytyqi nr ID 006749M78. Motivi : Në minutën e 50-të të ndeshjes, gjatë dhënjës së ndihmës së lojtarit të Fc Feronikeli 74, ofendon lojtarin kundërshtar për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani-Feronikeli 74”, shkruhet në njoftim.
Inicim pati edhe nga ndihmës trajnerit të Lirisë, Kevin Xhafa, i cili fyu dhe ofendoi drejtorin sportiv të Vëllaznimit.
“Ndaj: Nd/ Trajnerit të FC ” Liria ”, Kevin Xhafa nr ID 038106. Motivi : Pas përfundimit të ndeshjes, kur lojtarët mysafirë sulmohen nga tifozët vendas, fyen dhe ofendon drejtorin sportiv të mysafirëve për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të personave zyrtar në ndeshjen Liria -Vllaznimi”, shkruhet në njoftim.
Edhe tek klubi i Mitrovicës kishte të nervozuar. Futbollisti Taulant Avdyli e trajneri Arben Ujkani ofenduan referët, njëri në fushë, e tjetri në lokalet zyrtare.
“Ndaj: Lojtarit të FC ” Mitrovica ”,nr fanellës 27 Taulant Avdyli nr ID 000895M98. Motivi: Në minutën 90+ fyen, ofendon dhe kërcënon gjyqtarin kryesor me çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Trepça – Mitrovica.
Ndaj: Kryetrajnerit të FC ”Mitrovica”, Arben Ujkani nr ID 005744M01. Motivi : Pas përfundimit të ndeshjes, në lokalet zyrtare ofendon dhe kërcënon stafin e gjyqtarëve në prani të personave zyrtar të të dyja klubeve. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Trepça – Mitrovica”, shkruhet në njoftim.
Poashtu edhe trajneri i KEK-ut, Enis Nasufi nuk u soll mirë me referët. Ai ofendoi kryesorin pas ndeshjes me Fushë Kosovën.
“Ndaj: Kryetrajnerit të FC ”KEK”-ut, Enis Nasufi nr ID 011385M80. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes, duke u përshëndetur me lojtarë i afrohet gjyqtarit kryesor e ofendon me fjalë shumë të rënda me çka e ndëshkon me karton të kuq direkt. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Fushë Kosova – KEK-u”, shkruhet në njoftim.