Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se marina ruse do të marrë raketa lundrimi hipersonike Zircon brenda disa muajve të ardhshëm.
Duke folur pnë Shën Petersburg në ditën vjetore të Marinës së Rusisë, Putin i shpalli raketat si unike dhe tha se vendosja e tyre do të varet nga interesat ruse, shkruan Skynews.
“Dorëzimi i këtyre (raketave) forcave të armatosura ruse do të fillojë në muajt e ardhshëm”, tha ai.
“Fregata Admiral Gorshkov do të jetë e para që do të shkojë në detyrë luftarake me këto armë të frikshme në bord”.
“Gjëja kryesore këtu është fuqizimi i marinës ruse”.
Udhëheqësi rus vlerësoi gjithashtu Carin Pjetri i Madh që e bëri Rusinë një fuqi të madhe detare dhe tha se Rusia kishte nënshkruar sot një doktrinë të re që shpjegon interesat ekonomike kombëtare.
Armët hipersonike mund të udhëtojnë me nëntë herë shpejtësinë e zërit, dhe Rusia ka kryer testime të mëparshme të Zirkonit nga anijet luftarake dhe nëndetëset gjatë vitit të kaluar.