Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka folur në lidhje me fshirjen e ngjyreës së markerit në qendra të votimit.
Ai është shprehur se fshirja e ngjyrës, mund t’i hap rrugë votimit të dyfishtë.
“Problem tjetër i evidentuar gjatë pjesës së parë të ditës është edhe çështja e fshirjes së lehtë të ngjyrës matrikuluese të votuesve, problem ky i cili mund të ndikojë dhe mund t’i hap rrugë votimit të dyfishtë që do ta minonte besimin e publikimit, por edhe integritetin zgjedhor”, është shprehur ai.