Markle me një punë të re

Markle me një punë të re

Meghan Markle është duke përgatitur një seri të animuar të quajtur ‘Pearl’ me Netflix. Eshtë një prodhim i përbashkët i ‘Archewell Productions Harry dhe Meghan’ dhe Netflix.

Meghan është producente. Seriali ndjek aventurat e një vajze 12-vjeçare, e cila gjen frymëzim tek gra të ndryshme me ndikim gjatë historisë.

Së bashku me Meghan, prodhimi përfshin David Furnish, Carolyn Soper, Liz Garbus dhe Dan Cogan. Prodhuesi ekzekutiv është Amanda Rynda.

“Ashtu si shumë vajza të moshës së saj, heroina jonë Pearl fillon një udhëtim të vetë-zbulimit ndërsa përpiqet të kapërcejë sfidat e jetës së përditshme. Unë jam e kënaqur që Archewell Productions, në partneritet me platformën e fuqishme Netflix dhe këta prodhues të mrekullueshëm, do të sjellim së bashku një seri të re të animuar që feston gratë e jashtëzakonshme gjatë gjithë historisë”, tha Meghan.

Meghan dhe Princi Harry nënshkruan një marrëveshje miliona dollarëshe me Netflix disa muaj më parë dhe u përfol se projekti i tyre i parë do të ishte seriali dokumentar ‘Zemra e Invictus’.

Harry duhej të dilte para kamerave të atij seriali dokumentar, por xhirimet e tij u shtynë për disa muaj.

Related Articles