Futbollisti i skuadrës së Dritës, Marko Simonovski, është zgjedhur ylli i javës së 17-të në BKT Superligën e Kosovës në ftuboll.
Sulmuesi i klubit gjilanas ishte përcaktues në fitoren që skuadra e tij e realizoi si mysafire në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër FC Prishtina, me rezultat 1:0.
Ai shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje, duke ia sjellë tri pikë të rëndësishme skuadrës së tij.
Simonovski po kalon një formë të shkëlqyeshme tek skuadra bardhekaltër, me gjithsej pesë gola të shënuar dhe dy asistime në këtë edicion të BKT Superligës.
Me këtë fitore FC Drita e ka ruajtur hapin me dy skuadrat e kreut të renditjes dhe aktualisht ndodhet në pozitën e tretë në tabelë me vetëm dy pikë më pak se lideri FC Ballkani.