“Marr” nga Ledri dhe Majk merr mbi dy milionë klikime në YouTube

“Marr” nga Ledri dhe Majk merr mbi dy milionë klikime në YouTube

Rep-artistët e njohur, Ledri Vula dhe Majk, janë ndër më të pëlqyerit ndonjëherë.



Dyshja në rrjete sociale janë mjaft aktiv, duke ndarë në mënyrë të vazhdueshme imazhe nga përditshmëria.

Para disa ditësh ata vendosën që të bashkojnë forcat, duke sjell në treg këngën “Merr”.

Instrumentali i prodhimtarisë muzikore i është besuar Bigdeal Records, kurse tekstin e kanë shkruar vet artistët.

Vlen të përmendet se deri më tani po e njëjta këngë ka arritur mbi dy milionë klikime në YouTube.

Në rrjet menjëherë fansat e tyre kanë filluar të argëtohen me muzikën, duke ndarë video nën tigujt e projektit./Gazeta Enigma/

Related Articles