”Marrëdhëniet me Beogradin duhet të fillojnë nga e para”

”Marrëdhëniet me Beogradin duhet të fillojnë nga e para”

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se marrëdhëniet me Beogradin duhet të fillojnë nga e para, pasi Mali i Zi dhe Serbia nuk kanë ambasadorë.

Ai, këtë e deklaroi në përgjigje të pyetjeve të deputetëve të Kuvendit të Malit të Zi, gjatë orës së kryeministrit.

Abazoviq ka folur edhe për Marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, duke thënë se proces më transparent nuk ka pasur kurrë.

“Pyes qytetarët e Malit të Zi, por të jem i sinqertë, a e ka parë dikush Marrëveshjen Themelore me Kishën Katolike”, pyeti Abazoviq.

Ai po ashtu tha se nuk ka dyshim se gjithçka është bërë siç duhet sa i përket Marrëveshjes Themelore, shkruan Kosovonline.

Related Articles