Marrëveshja e Serbisë me Rusinë, Von Cramon: Të ndalet procesi, hyrja në BE s’bëhet përmes Moskës

Marrëveshja e Serbisë me Rusinë, Von Cramon: Të ndalet procesi, hyrja në BE s’bëhet përmes Moskës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar ashpër pas marrëveshjes së bashkëpunimit mes Rusisë dhe Serbisë, nënshkruar nga ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviq dhe homologu i tij, rus Sergei Lavrov.

Von Cramon këtë marrëveshje e ka quajtur skandal.

“Ky është një skandal i rëndë. Në mes të luftës së furishme, Ministria e Jashtme e Serbisë nënshkruan plan për bashkëpunim në të ardhmen me agresorin Rusinë”, ka shkruar Von Cramon.

“Ose ndoshta është thjesht një sinjal për ne që të ngrijmë bisedimet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian pasi hyrja në BE nuk kalon përmes Moskës”.

Related Articles