Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se është duke u bërë ofanzivë ndërkombëtare për të sa më shpejtë dialogu Kosovë-Serbisë.
Ai ka deklaruar se me këtë situatë do të përballet kryeministri i vendit, Albin Kurti, dhe se ky është në gjendje ta ndihmojë të parin e ekzekutivit.
“Nuk besoj që sot duhet të bazohemi në gatishmërinë apo mosgatishmërinë e qeverisë sonë, nuk është një proces vetëm i yni, nëse rritet intensiteti i angazhimit, besoj se Kurti nuk ka ku ik pa u përball me këtë gjendje, edhe në këtë situatë unë nuk e lë vetëm”.
“Është çështje e interesit nacional, një ofansivë e madhe ndërkombëtare ekziston për ta përmbyllur këtë çështje. Në rast se dijë t’i lexoj gjërat, ashtu siç di telefonata e Blinken nuk është diçka e thjeshtë, për këtë besoj jemi në fazën finale në ditët dhe javët para një marrëveshjeje”,ka thënë Haradinaj.
Kur u pyet se a është e mundur që marrëveshja finale në procesin e dialogut të bëhet para dhjetorit, ai është shprehur: “po është e mundshme”, tha ai në Rubikon.