Ministrat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të martën, më 14 dhjetor kanë diskutuar për procesin e zgjerimit dhe të Stabilizim Asociimit.
Në takimin e Këshillit të çështjeve të përgjithshme është diskutuar edhe për Kosovën.
Në raportin e BE-së, bëhet e ditur se sa i përket dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, nga të dyja vendet është kërkuar që të angazhohen me vullnet në këtë proces, në frymën e kompromisimit, për të arritur marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese.
“Kjo marrëveshje duhet të adresojë të gjitha çështjet e hapura dhe të kontribuojë në stabilitetin rajon. Kjo është kyçe në mënyrë që Kosova dhe Serbia të mund të përparojnë në rrugëtimin e tyre përkatës evropian”, thuhet në draftin e konkluzave.
“Këshilli përsërit pritjet e fuqishme që të gjitha marrëveshjet e arritura në të kaluarën të respektohen dhe zbatohen pa vonesa. Të dyja palët duhet po ashtu të shmangin veprimet që dëmtojnë stabilitetin dhe retorikën, e cila nuk është e favorshme për dialogun”, thuhet tutje në raport.
Në dokumentin e konkluzioneve të BE-së është kërkuar nga Kosova që të zbatohet edhe legjislacioni në fuqi si dhe të dëshmohen rezultate në luftë kundër korrupsionit dhe po ashtu të zbatohet reforma në përputhje me standardet evropiane.
“Këshilli bën thirrje për të zbatimi dhe nënvizon nevojën urgjente që Kosova të përshpejtojë proceset e reformave, në në përputhje me standardet evropiane dhe në funksion të ofrimit në të mirë të qytetarëve të Kosovës, duke pasur parasysh progresin e kufizuar të bërë deri tani”, thuhet në raportin e BE-së.
Po ashtu, Këshilli i BE-së ka bërë të ditur se njeh rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe bën thirrje për realizim.
Gjithashtu, Këshilli i çështjeve të përgjithshme do të mbajë takim përsëri me vendet e Bashkimit Evropian, në këtë takim pritet që diskutohet përsëri për procesin e zgjerimit dhe procesin e stabilizim-asocimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ky takim i cili do të mbahet javën e ardhshme në Bruksel, në një draft të konkluzave të përgatitura nga Presidenca sllovene e BE-së merren parasysh edhe Raportet e Progresit, që për këto vende i ka miratuar dhe publikuar Bashkimi Evropian.