Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, ka takuar përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit në Austri në Forumin Evropian Alpbach.
Hoxhaj ka shkruar në Facebook se marrëveshja për njohjen e ndërsjellë është urgjente për Kosovën.
“Darkë dhe diskutime për të ardhmen evropiane, me mikun Miroslav Lajčák! Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë është urgjente për Kosovën, duke qenë qëllimi, strategjia dhe kauza jonë në dialog!”, ka shkruar Hoxhaj.