Masakër në Athinë, vriten tre shqiptarë

Masakër në Athinë, vriten tre shqiptarë

Tre persona kanë vdekur pas një sherri mes dy bandave për të cilat policia greke thonë se janë shtetas shqiptarë, mbrëmjen e së shtunës në Athinë.

Sipas burimeve policore, çdo gjë nisi në lagjen Kato Patisia të Athinës,në kohën që persona të cilët  udhëtonin me një automjet me targa shqiptare, u përleshën me drejtuesin e një motoçiklete i cili mbeti i plagosur rëndë, por gjatë orëve të para të mëngjesit humbi jetën në spital.

Në vend  u gjend i ati i drejtuesit të motoçikletës, i cili ndoqi Mercedesin me një automjet Audi dhe qëlloi me armë duke e lënë të vdekur në vend.

Një tjetër udhëtar i Mercedesit tentoi të largohet me vrap, por u përplas nga një automjet që po kalonte rastësisht në rrugë dhe mbeti i plagosur, ndërsa një person tjetër që ndodhej në Mercedes, mundi të dalë nga makina dhe nën kërcënimin  e armës grabiti një makinë të markës Toyota.

E mbërritur në vend ngjarje,policia nisi të kërkojë Toyotën dhe e gjeti atë jashtë një bari në lagjen Ajos Anargjiros.

Policia i bëri thirrje të dorëzohet, por i riu hapi zjarr duke plagosur dy policë. Prej përleshjes se armatosur mbeti i  vrarë edhe autori.

Burime thonë se tre viktimat e ngjarjes janë shqiptarë, por ende policia nuk ka dhënë emrat.

Hetimet tregojnë se grupi i armatosur është sulmuar në Kato Patisia prej rivalëve në momentin që po përgatiste të sulmonte barin në Ajo Anargjirus.

Policia po punon për zbardhjen e rrethana të ngjarjes./TCh

Related Articles