Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, sot ishte në Rezallë, ku bëri homazhe dhe përkujtim për 98 të rënët në masakrën e Izbicës.
Çitaku tha se edhe pas 27 vitesh, plagët mbeten po aq të thella.
“Një dhimbje që nuk zbehet, një kujtim që bartet brez pas brezi”.
“Nëna Havë, së cilës ia vranë burrin në Rezallë, e që përkundër moshës e gjeja gjithmonë aty, ka ndërruar jetë. Në vend të saj, qëndronin djemtë, mbesat dhe nipërit. Sepse kjo dhimbje nuk harrohet. Nuk është kujtim që shuhet”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
