Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrat e Celinës, Fortesës dhe Brestocit.
Më 25 mars 1999, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, kryen masakra të përgjakshme në fshatrat e Rahovecit, në të cilat vranë 75 civilë në Celinë, 69 në Fortesë, 49 në Brestoc.
Presidentja tha se “Dhimbja mbetet, drejtësia mungon, por e vërteta nuk zhbëhet”.
“Në mbrojtje të popullsisë, ranë heroikisht edhe pesë luftëtarë të UÇK-së. Ata u vranë vetëm sepse ishin shqiptarë, vetëm sepse donin liri”, ka deklaruar Osmani.
“Kujtojmë martirët, nderojmë heronjtë e UÇK-së dhe nuk do të ndalemi asnjëherë në kërkim të drejtësisë”.