Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendim të ndalojë mbajtjen e tubimeve për zgjedhje në hapësirat e brendshme të shkollave.
Sipas vendimit të marrë, partive politike me leje nga Kuvendet Komunale të Zgjedhjeve dhe Policisë së Kosovës do tu lejohet mbajtja e tubimeve në hapësirat e jashtme të objekteve shkollore.
Ndryshe, Këshilli i Prindërve të Komunës së Prishtinës janë shprehur të shqetësuar pasi parti politike kanë kërkuar të mbajnë tubime elektorale në brendësi të shkollave.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se drejtorët e shkollave kanë pasur presion nga shtabet zgjedhore të partive politike, që të lejohen të mbajnë tubim brenda objekteve shkollore, por një gjë e tillë nuk është lejuar dhe nuk do të lejohet.