Mosmarrëveshjet mes Komunës së Kamenicës, gjëgjësisht Zyrës së Kryetarit të komunës dhe MAShTI-t janë thelluar skajshmërisht. Pas njoftimit të komunës se mësimi në disa shkolla ku ka ngecuar nga fillimi duhet të rifilloj sipas vendimit të DKA-së duke respektuar “reformën” e shumëpërfolur, MAShTI ka dalë me njoftim zyrtar, i cili është në kundërshtim me vendimin e Zyrës së Kryetarit të Komunës.
Porse vendimi i MAShTI-t nuk po respektohet nga nga ana e DKA-së në këtë komunë pasi kjo e fundit ka dalë me qëndrim të prerë zyrtarë sot që thotë se mësimi duhet të rifilloj sipas rekomandimeve të organit kompetent, DKA-së.
Njoftimet zyrtare kontradiktore nga MASHTI dhe Komuna e Kamenicës.
Njoftimi i fundit i MASHT-it :
Vendimin për organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar për 441 nxënës të Komunës së Kamenicës, MASHTI e ka marrë duke respektuar obligimet sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, si dhe Konventën mbi të Drejtat e Fëmijëve. MASHTI, bënë thirrje që të mërkurën më datë 05 maj 2021, të gjithë fëmijët apo nxënësit e komunës së Kamenicës të jenë në shkollë.
Ftojmë prindërit që të kujdesen për dërgimin e fëmijëve në objekte shkollore si dhe mësimdhënësit të jenë në kryerje të detyrës sipas planifikimeve që janë bërë me Inspektoratin e Arsimit. Askush nuk mund të ndërmarrë masa ndaj mësimdhënësve të cilët e kryejnë detyrën e tyre në të mirë të nxënësve. MASHTI merr përsipër mbështetjen për secilin person qoftë mësimdhënës ose personel tjetër i cili ua garanton të drejtën e fëmijëve për shkollim.
Të gjithë duhet të jenë në shërbim të organizimit të mësimit dhe ofrimit të ndjenjës së sigurisë për secilin fëmijë dhe mësimdhënës. Mësimi alternativ i përshpejtuar, i planifikuar për fëmijët që nuk po vijojnë mësimin që nga shtatori e disa edhe më shumë është i domosdoshëm. Andaj, inkurajojmë të gjitha palët që sa më parë të gjejnë zgjidhje në lidhje me organizimin e shkollave dhe që viti i ri shkollor të jetë i rregullt për të gjithë nxënësit.
Njoftimi i Komunës për itinerarin e qarkullimit të autobusëve
Drejtoria e Arsimit publikon orarin e autobusave për mësimin e përshpejtuar
Sh.f.m.u “Skenderbeu” Hogosht mësimi fillon në ora 09:00 për ciklin e ulët (0-5)
1. Nga Kopërnica-cikli i ulët (0-5)- nisja bëhet në ora 08:30,
Sh.f.m.u “Skenderbeu” Hogosht mësimi fillon në ora 13:00 për ciklin e lartë (6- 9)
1. Nga Kopërnica-cikli e lartë (6-9)- nisja bëhet në ora 12:30,
Sh.f.m.u “Sadri Misini ” Shipashnicë e Epërme mësimi fillon në ora 08:30 për ciklin e ulët (0-5)
Nga Shipashnica e Ulët -cikli i ulët (0-5) – nisja bëhet në ora 08:00.
Sh.f.m.u “Sadri Misini ” Shipashnicë e Epërme mësimi fillon në ora 13:00 për ciklin e lartë (6- 9),
Nga Shipashnica e Ulët -cikli i lartë (6-9)- nisja bëhet në ora 12:30.
Sh.f.m.u “Rexhep Mala” – Topanicë, mësimi fillon në ora 08:00 për ciklin e ulët (0-5)
Nga Petriti – cikli i ulët (0-5) – nisja bëhet në ora 07:30.
Sh.f.m.u “Rexhep Mala” Topanicë mësimi fillon në ora 12:00 për ciklin e lartë (6-9)
Nga Petrit –cikli i lartë (6-9)- nisja bëhet në ora 11:30.
Sh.f.m.u “Avni Rrustemi ” Karaqevë e Epërme mësimi fillon në ora 08:00 për ciklin e ulët (0-5)
1. Nga Karaqeva e Ulët – cikli i ulët (0-5) – nisja bëhet në ora 07:30.
Sh.f.m.u “Avni Rrustemi” , Karaqevë e Epërme, mësimi fillon në ora 12:00 për ciklin e lartë (6-9)
1. Nga Karaqeva e Ulët–cikli i lartë (6-9) – nisja bëhet në ora 11:30.
Sh.f.m.u “Fan S. Noli ” Kamenicë, mësimi fillon në ora 13:00 për ciklin e ulët (0-5) dhe te lartë (6-9)
-Nga Busavata– cikli i ulët dhe i lartë nisja bëhet ne ora 12:30.
Lajmi i Fundit nga shkolla e fshatit Petrit – Fillon mësimi sipas rekomandimeve të Ministrisë së Arsimit
Lajmi i fundit: Ka filluar mësimi në disa shkolla të Komunës së Kamenicës, pamje nga shkolla në fshatin Petrit.